Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe mori pjesë në Akademinë përkujtimore që u mbajt sot në Klinë për tetë martirët, të vrarë në vitin 1999, trupat e të cilëve u gjetën para disa ditësh në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Në Akademinë përkujtimore fillimisht një fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj.
Nënkryetarja Bogujevci në fjalimin e saj para të pranishmëve shprehu ngushëllimet dhe nderimet më të larta për sakrificën e të rënëve për liri.
“Jemi mbledhur sot këtu në qytetin e Klinës për të ndarë dhembjen me familjarët dhe për të shprehur nderimet më të larta për të rënët e lirisë në Republikën e Kosovës. Sot, më 4 prill, në Ditën e të zhdukurve me forcë gjatë luftës në Komunën e Klinës, e mbajmë edhe ceremoninë e varrimit për tetë martirët e rënë, viktima të identifikuara së fundi nga masakra e Kralanit. Kjo ditë gjithashtu shënon edhe përvjetorin e masakrës së Kralanit, ku për disa ditë me radhë në fillim të prillit, më 2, 3 dhe 4 prill janë vrarë civilë të ndarë nga familja e tyre”, theksoi nënkryetarja Bogujevci.
Ajo shtoi se në ditët si kjo kujtojmë rrugëtimin e vështirë të popullit tonë, me përplot dhembje dhe sakrifica në luftën me Serbinë, agresorin i cili vrau dhe masakroi civilë të pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë. Serbia, shtoi nënkryetarja Bogujevci, edhe pas këtyre viteve nuk jep përgjegjësi për krimet dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptar.
Nënkryetarja Bogujevci tha se dëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i Kosovës.
“Me emrat e atyre në mendje ndërtojmë të ardhmen për të cilën ata dhanë jetën. Andaj sot në zemrat tona, përveç pikëllimit dhe dhembjes së madhe, mbajmë edhe fuqinë dhe dinjitetin e lartë për sakrificën e martirëve dhe për historinë tonë të dhimbshme, por edhe të lavdishme”, tha nënkryetarja Bogujevci.
Në akademinë e organizuar nga Komuna e Klinës fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesi i Presidencës së Kosovës, z. Ismet Krasniqi, kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, z. Andin Hoti, kryetari i Shoqatës së të Zhdukurve për Komunën e Klinës, z. Zeqir Morina dhe përfaqësuesi i familjeve të personave të pagjetur, z. Ramë Manaj.
Pas homazheve dhe akademisë përkujtmore me ceremoni ushtarake trupat e tetë martirëve u varrosën në fshatin Grabanicë të Klinës.
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...