Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar arsyet kryesore se pse mendojnë që unaza qendrore e kryeqytetit të kthehet në rrugë një kahshe.
Ai ka deklaruar se kjo do të jetë më e lehtë për qarkullimin e veturave, autobusëve, biçiklistëve dhe këmbësorëve.
“Disa prej arsyeve kryesore se pse ne po insistojmë që duhet të kthehet në unazë një kahëshe. Janë si më poshtë, dy korsi që shkojnë në një drejtim dhe dy korsi në drejtimin tjetër, rruga në përgjithësi i ka katër korsi. Ideja është që një korsi t’ia japim ekskluzivisht autobusit dhe qarkullimit me autobus. Kjo e bën qarkullimin e Trafikut Urban dhe qarkullimin me autobus shumë më të lehtë”, deklaroi ai për klan kosova.
“E dyta është një korsi tjetër nga katër i jepet në shfrytëzim mobilitetit alternativ që nënkupton këmbësorëve, biçiklistëve, trotinetëve elektrikë. Dy korsi mbesin ekskluzivisht për makina, kur ne e mësojmë këtë qarkullim, atëherë qarkullimi i veturave do të jetë më fluid apo më i rrjedhshëm”, ka thënë Zogaj.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...