Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka treguar për planet e zgjerimit të ngrohtores së qytetit nëpër lagje të ndryshme.
Pacolli tha në “Jeta në Kosovë” se sivjet është bërë shtrirja për Rrugën B, por që sipas tij komuna nuk mund të kujdeset edhe për kyqjen e banorëve.
“Vetëm në vitin 2018 është bërë shtrirja e gypit magjistral 4 kilometra, kryesisht Rugën B. Detyrë e Komunës së Prishtinës së bashku me Termokosin është ofrimi i trases për kyqje , kyqjet i bëjnë sigurisht operatorët privatë nëpër banesa. Kyqjet janë çështje private, nuk është çështje e komunës”, tha Pacolli.
Pacolli tregoi edhe për planet e shtrirjes në të ardhmen.
“Rrjeti është një çështje në shtrirje e sipër, sot nuk mundem me ju thanë që neser ose vitin e ardhshëm. Deri në vitin 2021 parashihet dyfishimi i kapaciteteve aktuale”, tha Pacolli.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...