Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se dialogu me Serbinë, është një proces në të cilin Kosova duhet të futet më e përgatitur.
Kjo pasi sipas Bajramit, aktualisht tek subjektet partiake nuk po vërehet një unitet i plotë.
”Tani më ka qenë e paralajmëruar se shtatori do të jetë fillimi i përpjekjes për të arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
”Është ditur që pikërisht është kjo kohë e përshtatshme që të bëhen përpjekjet që të nis dialogu për tu përmbyllur konflikti disavjeçar mes Kosovës e Serbisë”.
”Dialogu është një proces në të cilin Kosova duhet të futet shumë më e përgatitur, shumë më e vendosur”.
”Fatkeqësisht nuk po shohim një unitet të plotë, nga të gjitha nivelet e përpjekjeve serioze”.
”Kosova ka përfunduar mundëinë e bërjes së kompromiseve me Serbinë, që kur ka shpallur pavarësinë e saj”.
”Çdo veprim për tentim të ndonjë vije territoriale të shtetit tjetër, do ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.
”Besoj që këdo ide për kufijt, janë vetëm taktika të negocimit. Ai mund ta ketë shumë seriozisht, por është shumë i vetëdijshëm që këto nuk bëhen me anë të kësaj Kushtetute”.
”Puna kryesore mund të bëhet brenda parlamentit të Kosovës. Në parlament nuk duhet shtyhen me njëri – tjetrin në lidhje me këtë çështje. Ata duhet të shkojnë të përgatitur në mënyrë që ky dialog të rezultojë me subjektivitetin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”./klan kosova/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...