Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Prizren, ku një burrë ka therur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.
Të lënduarat janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin trajtim në repartin e mjekimit intensiv.
Sipas shefit të Emergjencës, Hekuran Veçgishti, viktimat kanë pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjendja e tyre shëndetësore është serioze.
“Kanë plag në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe në konsultë me kirurgët kujdestarë, pacientët janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm. Për momentin janë në mjekim intensiv”, ka njoftuar Veçgishti.
LEXO EDHE:
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...