Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën mbrëma në lagjen Lachine të Montrealit, Kanada, ku një nënë 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur tragjikisht jetën në një pishinë private.
Lajmi është konfirmuar nga Shoqata Shqiptare Kosova–Montreal, e cila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Elzina Morinës dhe të birit të saj të mitur, Elon Morina, duke theksuar se ngjarja ka tronditur thellësisht komunitetin shqiptar atje.
“Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal, me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë, njofton komunitetin për ndarjen tragjike nga jeta të Elzina Morina, 34 vjeçare (14 maj 1991 – 10 qershor 2025), dhe të birit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç (25 nëntor 2021 – 10 qershor 2025),” thuhet në njoftimin zyrtar.
Shoqata ka njoftuar edhe për organizimin e ceremonisë së lutjeve dhe varrimit:
Ceremonia e lutjeve dhe nderimit do të mbahet të shtunën, më 14 qershor 2025, në Xhaminë e quajtur “Balkan Muslim Community”, në ora 13:00.
Adresa: 2836 Rue Allard, Montréal, QC
Pas ceremonisë, përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në:
Varrrezat: 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2
Pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 15qershor, nga ora 10:00 – 14:00, në ambientet e xhamisë:
Balkan Muslim Community, 2836 Rue Allard, Montréal, QC
Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Morina në këtë moment të vështirë për familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë!/Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tragjedi në Deçan – Tentoi ta shpëtojë djalin nga mbytja në pishinë, humb jetën bashkë me të
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...