“E kam pasur shumë të vështirë të adaptohem në një shoqëri, e cila vazhdimisht të bënë paragjykime”
Paragjykimet ende mbeten një nga problemet kryesor me të cilat Arjeta dhe shumë nëna të tjera vetushqyese ballafaqohen në përditshmëri.
Mirëpo, tek këto paragjykime, Arjeta Gashi, gjeti forcën për të mos u dorëzuar, duke themeluar një organizatë,Shoqata e Prindërve të Ndarë, e cila më vonë do të shndërrohej në një derë shprese për shumë nëna beqare.
“Për mua mund të them se kjo më ka forcuar dhe më ka bërë të luftoj, ndoshta për të tjerët mund të tingëllojë edhe arrogante, por për shkak të shumë sfidave që kam kaluar, apo shumë eksperiencave të këqija që kam kaluar për shkak të paragjykimeve dhe stigmë, mua më është dashur të luftoj çdo ditë”, tha ajo për Kanal 10.
Andaj, ndoshta në disa raste kam tingëlluar edhe arrogante, apo agresive, mirëpo kjo është forma e vetme që unë personalisht dhe nënat e tjera duhet të luftojnë stigmën, e sidomos me gjininë e kundërt, të cilët nga ajo ditë e edhe sot vazhdojnë të na paragjykojnë.
Përkundër qëllimit të mirë të kësaj organizate, Gashi thotë se e kishte të vështirë edhe faktin që ta jetësonte këtë projekt, pasi nga shumë të tjerë, kjo e fundit u cilësua si organizatë që promovon divorcin.
“Si rrjedhim i themelimit të kësaj organizate, ka qenë eksperienca ime personale, mirëpo ka qenë shumë e vështirë për shkak të paragjykimeve, pasi edhe organizatën e kanë konsideruar si një organizatë e cila e promovon divorcin. Për këtë arsye, vitin e parë kemi punuar me diskret si organizatë, deri në momentin kur ne jemi rreshtuar si organizatë institucionale”, thotë ajo.
Arjeta shton se nënat vetushqyese në luftën me sistemin, ishin shumë pranë aktit të vetëvrasjes.
“Përderisa përfundon lufta me një person, në këtë rast me bashkëshortin, ne ndihemi shumë të lira dhe shumë mirë në aspektin tonë të mirëqenies, mirëpo kur fillon lufta me sitëm, mund të them që ndoshta prej mbi 300 nëna që i kemi në organizatë, 250 prej tyre kur e kanë pasur luftën me sitemin, gjëja e parë që u ka shkuar mendja ta bëjnë, ka qenë thjeshtë heqja dorë nga jeta”, shprehet Gashi.
Ajo ka edhe një mesazh për të gjitha punonjëset e institucioneve.
“Më vjen shumë mirë që kam mundësinë ta përçoj këtë mesazh, pavarësisht se mund të mos u pëlqej grave të cilave unë do u drejtohem. Grave gjykatëse, nënave gjykatëse, punonjësve social që janë gra të mos ua vështirësojnë jetën nënave vetushqyese”, tha ajo në fund/arbresh.info/
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...