Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
I lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, Nenad Vukmiroviq me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut.
Kryeministri Kurti e uron Vukmiroviq për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave./Arbresh.info
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...