Deputeti Nenad Rashiq është parë duke biseduar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të tjerë të kësaj partie pak para se të vazhdojë seanca e cila ishte thirrur të nis në orën 11:00.
Akoma nuk dihet nëse Rashiq po e kërkon votën e tyre për t’u zgjedhur njëri nga nënkryetarët e Kosovës.
Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të zëvendësuar kandidatin Sllavko Simiq për nënkryetar, Dimal Basha seancën e kaluar i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Rashiqit, kryetarit të partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Rashiq nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...