Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Themelore për dënim të aktivistëve të Vetëvendosjes ka reaguar edhe nëna e aktivistit, Atdhe Arifi, Nexhibe Arifi, shkruan arbresh.info.
Ajo ka thënë se nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi, dhe se këtë do ta kërkojnë në çdo vend.
“Krenohemi me fëmijët tonë. Unë në vend të Atdheut ka me shku në demonstrata. Sot e kam prit Atdheun me shti në punë. Baba i Atdheut është dënu me 9 vjet. Popull mos fleni, kërkoni drejtësi, nuk mundemi me jetu më kështu, boll na kanë toturu këta”, ka thënë ajo.
“Krejt Kosova janë me ta”, ka shtuar ajo./arbresh.info/
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...