Xhemile Dehari, nëna e aktivistit të vrarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se ka ardhur koha që ish-krye prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha dhe ish-zyrtari policor Nexhmi Krasniqi, të flasin të vërtetën rreth rastit të djalit të tij.
“Për me u përgjigj Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen, Astirit ka qenë anëtar i Vetëvendosjes. Ai politikisht është mbyllë, u vra në burgun e Prizrenit, Sylë Hoxha dhe Nexhmi Krasniqi le të dalin dhe ta thonë ndoshta ka ardhur koha që ta thonë të vërtetën se çfarë kanë parë në Astritin”, tha ajo në nëntë vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit.
“Ne po presim prej tyre, por 9 vjet nuk janë pak me prit. Duhet edhe ata prokurorët e ri që kanë ardh me ditë se çka duhet me ba tutje”, shtoi tutje ajo./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Babai i Astrit Deharit: 9 vite pa drejtësi, moszbardhja e vrasjes së djalit tim është qëllimshme
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...