Nëna e tashmë të ndjerit Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka folur pas zhdukjes së mostrave në laboratorin e Toksikologjisë në IML.
Ajo thotë se për të ishtë vdekja e dytë e Astritit.
“Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”, tha ajo në Dukagjin.
Ajo tutje thotë se një punëtorë që punon në IML i ka dërguar “selam” duke i thënë se ajo nuk ka të bëjë me zhdukjen e mostrave të Deharit.
“Njëra nga punëtorët aty, se nuk i njoh, nuk e di kush janë, por njëra më ka dërguar fjalë përmes vajzës sime, i ka thënë thuaj nënës tënde se unë nuk kam të bëjë me zhdukjen e mostrave, se jam e pastër”, tha ajo. /arbresh.info/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...