Për nder të rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, sot do të mbahet mbledhje komemorative .
Mbledhja komemorative do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës në ora 12:30, raporton Arbresh.info.
Kjo mbledhje do të mbahet nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës.
“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter
Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht të dielën ne mëngjes gjatë një përballje me bandat kriminale serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa kolegu i tij, polici Alban Rashiti u plagos dhe dy të tjerë morën lëndime trupore.
Gjatë ditës së diele Policia e Kosovës rrethoi bandën kriminale serbe, duke vrarë tre nga sulmuesit serbë, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...