Një person i dyshimtë nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një zyrtarë policor, pasi Policia ishte në kërkim të tij.
I njëjti kishte hyrë pa leje në një shtëpi duke e vjedhur një veturë dhe disa pajisje pune që i kishte brenda në veturë, ku më pas i kishte vënë edhe flaken.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
RAPORTI
Gllogoc 15.06.2022 – 13:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga oborri i shtëpisë së tij, persona NN i kanë vjedhur veturën e tij, si dhe në veturë kishte pajisje pune. Pas disa veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pasi ka vjedhur veturën ia ka vënë flakën. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.60 promil dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...