Në kuadër të aktiviteteve parandaluese dhe ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor Njësit patrulluese të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në këtë fillim viti kanë shtuar aktivitet e tyre.
Gjatë kësaj kohe njësit policore të kësaj njësia kanë patrulluar pa ndalë në zonën e tyre të përgjegjësisë, janë mbajt shumë pika kontrolli dhe për kundërvajtësit janë shqiptuar gjoba.
Gjatë kësaj kohe, pra nga 01 Janar 2023 deri më datë 18 Janar 2023 nga njësit patrulluese te Njësisë Rajonale të komunikacionit Rrugor në Prizren, kanë shqiptuar 1257 gjoba të trafikut, janë konfiskuar 11 patentë shofer dhe pesë ngasësve iu vazhduar masa e konfiskimit të Patentë shoferëve.
Ju informojmë se me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, Njësisë Rajonale të komunikacionit Rrugor në Prizren nga dt.18.01.2023 është pajisur edhe me tablet, të cilët do të jenë të kyçur online në data bazat policore dhe do të përdoren nga patrullat në terren për verifikimin e dokumenteve, personave dhe automjeteve.
Bashkangjitur gjeni foto nga gjobat e shqiptuara nga Njësisë Rajonale të komunikacionit Rrugor në Prizren, për gjobën për tejkalim shpejtësie zone urbane 50/102 km h, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /arbresh.info/


Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...