Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 10, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 11, dhe Lëvizja Vetëvendosje numrin 12.
E kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka apeluar për zgjedhje te lira e demokratike.
“KQZ deri tani në vazhdën e përgatitjes ka kryer pothuajse të gjitha aktivitete. Unë i ftoj të gjitha subjektet politike, kandidatët e vëzhguesit të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të drejta dhe demokratike”, ka thënë ajo.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...