Derisa për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit kishte pastrim të listave me ç’rast 55 mijë emra u hoqën nga listat, për zgjedhjet lokale, sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk do të ketë mundësi të pastrimit të listave për shkak të afatit të shkurtër.
Problemet e vjetra zgjedhore pritet të përsëriten edhe me rastin e zgjedhjeve lokale në Kosovë që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Pavarësisht se në çdo proces zgjedhor listat zgjedhore pastroheshin duke u hequr emrat e personave të vdekur dhe atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, megjithatë nuk u arrit asnjëherë që listat zgjedhore të pastroheshin në tërësi.
Kjo për faktin se në çdo proces zgjedhor kishte raportime për gjetjen e emrave të vdekur në listat votuese. Madje kishte edhe raportime kur dikush votonte në emra të personave të vdekur. Ky problem pritet të paraqitet edhe në zgjedhjet lokale. Kështu vlerëson KDI, organizatë kjo që i monitoron proceset zgjedhore.
http://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155247242723859/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...