Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në vigjilie të 17 shkurtit ushtarakët dhe ushtaraket tona pritën krahëhapur nxënësit e shumtë në kazermat e FSK-së.
Njoftimin e bëri përmes një shkrimi në “Facebook”, ku bashkangjiti fotografi të ushtarëve me nxënës, shkruan arbresh.info
Tutje, Mehaj tha se gjatë këtyre vizitave nxënësit do kenë mundësi të shohin nga afër aktivitete të ndryshme të pjesëtarëve të FSK-së, jetën e kadetëve gjatë studimeve akademike si dhe pajisje të shumta ushtarake.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Në vigjilie të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë ushtarakët dhe ushtaraket tona presin krahëhapur nxënësit e shumtë në kazermat e FSK-së
Në vigjilie të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për tri dite me radhë kemi hapur dyert për pritjen e nxënësve nga shkolla tona.
Ky organizim ka filluar dje në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me vizitat e një numri të madh të nxënëseve nga arsimi parashkollor, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme, do të presim në vizita edhe shumë nxënës të shkollave të nivele tjera arsimore.
Gjatë këtyre vizitave nxënësit do kenë mundësi të shohin nga afër aktivitete të ndryshme të pjesëtarëve të FSK-së, jetën e kadetëve gjatë studimeve akademike si dhe pajisje të shumta ushtarake. /arbresh.info/
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...