Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin përmbyllës në Prishtinë, ku u panë të pranishëm edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në këtë tubim ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës të dielën do të shkruajë një faqe të re të historisë, me fitoren e saj, njofton zyrta për media e PDK-së, raporton arbresh.info.
Në këtë tubim, ku morën pjesë mijëra simpatizantë të PDK-së, të pranishëm ishin edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Aty, u panë, bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta dhe djali i tij, Klestori.
Bashkë me ta, ishin edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnie Thaçi dhe djali i rij Endrit Thaçi. /arbresh.info/



Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër