Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku është takuar sot me banorët e Bardhoshit dhe përreth, me të cilët foli për sfidat e përditshme.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se buxheti i komunës duhet të orientohet tek nevojat e qytetarëve, jo tek interesat e grupeve të caktuara.
“Në një takim të ngrohtë me banorët e Bardhoshit dhe fshatrave përreth, folëm bashkë për sfidat që ua vështirësojnë përditshmërinë dhe për zgjidhjet që do t’i bëjmë bashkë. Buxheti i komunës duhet të orientohet tek nevojat e qytetarëve, jo tek interesat e grupeve të caktuara. Komuna duhet të jetë pranë banorëve, për të zgjidhur problemet dhe për të lehtësuar jetesën e tyre. Këtë edhe do ta bëjmë nga data 9 nëntor, kur ta marrim besimin e plotë nga qytetarët e Prishtinës” ka shkruar Çeku./Arbresh.info
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...