Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 61 pacientë me COVID-19, ndërsa sa i përket gjendjes së pacientëve 42 janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Sipas një njoftimi, katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëshit të fundit nga coronavirusi.
“Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19. Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Pesë lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dy normale dhe tre me prerje cezariane. Janë lindur pesë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. 3025 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,432 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Spitalit të Pejës. /Arbresh.info/
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...