Spitali i Pejës ka bërë të ditur se aktualisht po trajtohen 62 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 39 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në njoftim bëhet e ditur se nga personeli i spitalit, gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.
Në Spitalin e Pejës, 601 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit.
Më tej bëhet e ditur se 14 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Janë lindur 14 foshnje, 11 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
415 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,030 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj