Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të martën se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht në trajtim janë 432 pacientë. Prej tyre, 338 janë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 8 pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 293 të tjerë janë në oksigjenoterapi, shkruan Arbresh.info.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.
Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të martën në Kosovë janë regjistruar edhe 147 raste të reja me koronavirus. Nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur tetë pacientë, ndërsa janë shëruar 197 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, miratoi të martën një propozim të grupit profesional të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, që kjo e fundit të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut, për produktet Remdesivir, Favipiravir dhe Hidroksiklorinë.
Këta barna përdoren për trajtimin e pacientëve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Në një komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se miratimi i ministrit Zemaj “vlen për periudhën gjatë pandemisë COVID-19 deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masa të veçanta”./Arbresh.info/
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën