Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12, operatorët privatë të linjës 3 në kryeqytet, me autobusët e tyre, kanë protestuar kundër taksive ilegalë.
Mospastrimi i tregut nga inspektorati komunal, sipas përfaqësuesve të tyre, po ua pamundëson mbijetesën, raporton KTV.
Ata thonë se që nga shkurti i këtij viti janë duke punuar pa kontrata, pasi ato nuk u janë vazhduar me arsyetimin se duhet pritur përfundimi i planit të mobilitetit. Ndërsa kanë akuzuar Trafikun Urban se nuk i ka paguar mujoret dhe detyrimet për pensionistët.
Problemi në këtë linjë, sipas nënkryetarit të Prishtinës, Dardan Sejdiu, do të zgjidhet deri në shtator, kur të vijë kontingjenti i fundit i autobusëve të rinj dhe me përfundimin e planit të mobilitetit.
Ai insiston se pos taksive ilegalë, problem janë edhe shërbimet që ofrohen në këtë linjë.
Ndërsa, për ankesat e operatorëve rreth vendeve të punës dhe mundësisë së humbjes së linjës, Sejdiu ka thënë se ata duhet të zgjedhin, ose të kërkojnë punësim në Trafik Urban ose linjën, por jo të dyja.
I pari i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka mohuar akuzat për mospagesë.
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...