Numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë së Kosovës.
Edhe vitin e kaluar ishte një numër i madh i tyre që hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Indeksonline, vetëm për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë.
Ndërsa, vitin e kaluar 5 mijë e 481 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës.
Përveç këtyre, ka edhe të huaj që janë të interesuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës.
Sipas këtyre statistikave, nga 1 janari deri me 31 korrik, kanë kërkuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës 305 persona.
Ndërsa, në vitin e kaluar 638 persona, të cilët vinë kryesisht nga shtetet fqinjë.
Ndërsa, pjesa dërmuese e atyre që kërkojnë të heqin dorë nga nënshtetësia kosovarë janë nga Gjermania, por ka edhe nga Austria e Sllovenia./
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër