Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se pas rinovimit të hapësirave të laboratorit në Institutin e Anatomisë Patologjike në Institutet Paraklinike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vitin e shkuar, kapaciteti i punës është rritur ndjeshëm.
Sipas një shkrimi në ‘facebook’ nga ShSKUK në këtë laborator janë realizuar 10 mijë e 503 biopsi, 932 ekzaminime citologjike, 3 mijë e 958 Pap Teste, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen për programin nacional të “Skriningut për Kancer të Qafës së Mitrës”, 4 mijë e 513 analiza imunohistokimike, dhe 9 analiza me In Situ Hibridizim, shkruan arbresh.info
Sipas shkrimit ky rinovim kap vlerën vlerën e 575 mijë eurove i mbështetur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe donatorët si: Organizata Care for Kosovo Kids, Ambasada e Holandës në Kosovë, Fondacioni Salem Ermelo dhe miqtë e organizatës Care for Kosovo Kids.
Nga viti 2021 në Laborator të Patologjisë kryhen edhe analizat për In Situ Hibridizim dhe imunomarkerë, të cilat kërkohen nga onkologët për të aplikuar terapinë adekuate bashkëkohore te pacientët me kancer-thuhet në njoftim. / arbresh.info/
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...