Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë e kanë me ngut ngritjen e aktakuzave të para.
Ky është pretendimi që po ngritet në Serbi, nga kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun.
Ai për mediat serbe thotë se ka informacion se Specialja ka ardhur në fund të hetimeve për raste të caktuara, dhe se ngritja e aktakuzave është punë me ngut nga prokurorët e Hagës.
“Nga informacionet që kemi ne, Ramush Haradinaj dhe klani i tij janë prioritet i Prokurorisë së Specializuar, shtuar faktin që ai nuk ka më asnjë funksion në insitucione”, ka thënë ai.
Se Specialja ka përfunduar me shumicën e hetimeve për rastet e pretenduara të krimeve të luftës ka raportuar edhe lajmi.net gjatë kësaj jave.
Burimet kanë treguar se një numri të personave, të ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, u janë marrë edhe pasaportat, në mënyrë që të njëjtit mos të kenë mundësi të dalin jashtë shtetit.
Të njëjtat burime kanë treguar se hetuesit e Speciales, kanë udhëtuar vetë nëpër destinacione të ndryshme dhe në lokacionet e të intervistuarve më parë, nga ku edhe i kanë marrë pasaportat.
E gjithë ecuria e këtij veprimi të hetuesve të Hagës, sipas burimeve të lajmi.net rrjedh në atë formë, që aktakuzat e para që do të ngritën, do të bëhen të ditura për të pandehurit gjatë javës së parë të dhjetorit.
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...