Për shkak të mungesës së stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një infermiere duhet të kujdeset për 20 foshnje.
Edhe pse mijëra foshnje trajtohen në vit në këtë klinikë, numri i personelit mjekësor që ofron shërbime vazhdon të jetë i vogël, shkruan Gazeta ‘Zëri’.
Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se në të gjitha repartet e Klinikës ka nevojë për staf të mesëm. Sipas tij, në këtë klinikë një infermiere duhet të kujdeset për 20 fëmijë.
“Në Klinikën e Neonatologjisë trajtohen patologji të ndryshme. Patologjitë që i trajtojmë më së shpeshti janë asfiksionet, foshnjat premature, infeksionet, si dhe anomalitë e ndryshme te foshnjat. Megjithatë, ne në të gjitha repartet e Klinikës së Neonatologjisë kemi mungesë të stafit të mesëm. Vetëm me foshnje të shëndosha duhet të merret një infermiere me 10 foshnje, ndërsa në Klinikën e Neonatologjisë mund të merret me 20 foshnje”, ka thënë ai.
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...