Është vetëm 16 vjeç dhe ka problem shëndetësor. Madje, edhe më keq është i pavaksinuar. Është më fruth.
Pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK thotë se tash shtatë ditë po qëndron aty duke u mjekuar.
Kjo sëmundje virale prek kryesisht fëmijët, por ka raste kur ajo shfaqet edhe tek te rriturit.
Që nga muaji qershor në vendin tonë kanë filluar të shfaqen edhe rastet e para të kësaj sëmundje epidemike duke i shkaktuar edhe vdekjen një foshnje 15 muajshe nga Fushë-Kosova.
Hamdi Ramadani, Drejtor i Klinikës Infektive në QKUK ka bërë të ditur për Tribuna Channel se nga muaji Qershor deri me tani janë trajtuar mbi 100 raste me epideminë e fruthit , kryesisht fëmijë por edhe te rritur.
Ai theksoi se aktualisht në klinikë janë të shtruar 36 raste kryesisht nga zona e Fushë-Kosovës dhe Lipjanit dhe theksoi se ecuria e këtyre pacienteve është e mirë.
Ramadani theksoi se një rast i rëndë dhe që po trajtohet në kliniken e tyre është nga zona e Lipjanit dhe ky pacient përveç fruthit është i prekur dhe nga dy sëmundje të tjera dhe paraqet rrezik serioz.
Bëhet e ditur se shumica e këtyre rasteve të paraqitura me fruth janë të pa vaksinuar.
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...