Në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u bërë operacionet para për rikonstruktimin e gjirit.
“Në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po bëhen operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit. Sipas programit operativ, për tri ditë do të operohen 6 gra. Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në Kirurgjinë Plastike kanë filluar kontrollat mjekësore të grave, që janë operuar nga kanceri i gjirit”, njofton SHSKUK.
Ndërkaq, një muaj më vonë, bashkë me kirurgët plastikë, Erik Vogelenzang, përfaqësues i një kompanie gjermane, që i ka dhuruar QKUK-së donacionin me protezat e gjirit dhe udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global, ka bërë matjen e ekspanderëve indorë dhe implanteve të duhura te gratë që ishte planifikuar të operohen./arbresh.info/
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...
Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i
Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Sh...