Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Liridona Ademajn e cila u vra janë ndezur qirinjë dhe janë vendosur lule të freskëta në sheshin Shadërvan në Prizren.
Kështu bëri të ditur kryetarja e GVV-së në Prizren, Nora Fetoshi, shkruan Arbresh.info.
“Vrasja e grave e vajzave nuk mund të kalohet pa thirrje për reagim të organeve të drejtësisë që kryesit e këtij krimi makabër të marrim dënimin sa më të lartë. Krahas reagimit institucional, ne si GVV do të angazhohemi parreshtur në ndergjegjsimin shoqëror deri kur të mos kete as edhe një viktimë.”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, Fetoshi i ka shprehu ngushëllime familjes së Liridonës duke shpresuar që Liridona të jetë viktima e fundit e femicidit në Kosovë.
“Ndajmë dhimbjen me familjarët për humbjen e vajzës e nënës së tyre dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta me shpresë që Liridona të jetë viktima e fundit e femicidit në Kosovë.”, u shpreh ndër të tjera, Fetoshi.
“Drejtësi për Liridonën!”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...