Në qytetin e dytë për nga madhësia nisen muhabetet për koalicione në prag të mbajtjes së balotazhit për kryetar komune.
Në Prizren u takuan drejtuesit e degës se VV e LDK.
Marrëveshje nuk u arrit këtë hënë, por ata u zotuan se do të punojnë për t’i bërë ballë PDK më 19 nëntor, njofton Klan Kosova.
Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, e ka quajtur këtë takim si një hap të mirë drejt koalicionit VV-LDK.
“Ne u takuam, biseduam për sfidat që janë drejt një koalicioni të mundshëm LDK-VV, dhe sfidat e dyta të qeverisjes së Prizrenit, ky është takimi i parë nuk ka diçka konkrete, janë vetëm diskutime për gjërat që mund të na afrojnë dhe jo të na ndajnë, ka ende detaje të cilat duhet diskutuar është hap i mirë për ndonjë marrëveshje të mundshme”, ka pohuar Avdyli.
Edhe kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se votat e VV-së dhe PDK-së janë më shumë sesa të PDK-së.
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...