Komuna e Prishtinës organizon sot një mori aktivitetesh në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare pa automjete.
Më 22 Shtator, në mbarë Botën shënohet kjo ditë, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për shfrytëzimin sa më racional të automjeteve, ruajtjen e shëndetit dhe pakësimin e ndotjes që vje si pasojë e djegies së karburanteve.
Në kuadër të kësaj date, autoritetet komunale kanë paraparë që sot në mesditë në kryeqytet do të organizojnë ecje nga “Newborn” në një gjatësi prej 2.3 kilometrash për të vazhduar më pas me çiklizëm në një stazë prej 3.5 kilometrash.
Paraprakisht komuna e Prishtinës ka ndërmarr masat për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në këtë zonë, me qëllim për të inkurajuar të gjithë që të përdorin sa më pak vetura dhe në këtë mënyrë të jenë pjesë e nismave globale për një mjedis urban më të shëndoshë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...