Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua raporti për Informimin e Kabinetit Qeveritar lidhur me progresin e planit të veprimit të fillimit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani prezantoi disa nga të arriturat e projektit.
“Kanë përfunduar planin e miratimit të skemave për barna, është përgatitur rregullorja e re e fondit, është hartuar drafti fillestar që shumë shpejt do të sillet në qeveri. Po ashtu është gati drafti fillestar për lirim nga pagesa e përmiumeve, është fjala për testin e varfërisë. Është finalizuar kapitali i pagesës sipas performancës, janë shpërndarë mbi 300 mijë fletëpalosje në gjithë vendin dhe diku kah muaji prill do të përzgjedhet kompania kontraktuese që do të merret me këtë projekt”, tha ai.
Kryeministri Mustafa tha se ne kemi njoftuar që me 1 korrik do të fillojmë me këtë projekt.
“Është mirë të jemi të informuar më këso raporte edhe ne si qeveri”, tha Mustafa./Arbresh.info.
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll