Më 17 shkurt bëhen 10 vjet prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, mirëpo ende as pas një dekade nuk e ka formuar ushtrinë e saj.
Pavarësisht kësaj, nga Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës (MFSK) kanë bërë të ditur për “Zërin” se më së largu deri në fund të muajit prill të këtij viti Qeverisë do t’i përcillet Projektligji i ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Me këtë rast MFSK-ja ka bërë të ditur se FSK-ja është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në ushtri.
Mirëpo ekspertët e çështjeve ushtarake konsiderojnë se një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë shpejt, meqë tashmë është shndërruar në një proces të komplikuar.
Ndërkohë, për t’i hapur rrugën ushtrisë pro ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë edhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve joshumicë (duke përfshirë këtu edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët deri më tash kanë qëndrim “kundër”).
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot