Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Shqipëri njoftojnë se në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë inspektorët e AUV-it kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve mish pule i ngrirë nga Brazili.
Siç bëjnë të ditur nga AUV-i, pas nxjerrjes së vendimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-it, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.
“Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë kanë ndalur importin e mbi 26 tonë mish pule i ngrirë pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import. Dërgesa me 2167 paketime me nga 12 kilogram mish i ngrirë pule, nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë, pas nxjerrjes së Vendimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-it, është kthyer në vendin eksportues – Brazil. Ndalimi i importit është vendosur pasi dërgesa ishte në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të gripit aviaron me patogjenitet të lartë (gripi i shpendëve). Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i dërgesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025″, thuhet në komunikatën e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...