Të mërkurën në Paris do të protestohet në përkrahje të Grupit të Kumanovës.
Protesta do të filloj në orën 13:00 në kryqëzimin avenue Foch dhe avenue Bugeaud, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Grupi i Kumanovës është dënuar padrejtësisht.
“Ftojmë gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në manifestimin organizuar në mbrojtjen e djemve tonë të implikuar në rastin e tradhtisë së Kumanovës. Sot, vëllezërit tonë vuajnë padrejtësisht burgun me vendime arbitrare dhe dënime të jashtëzakonshme pa asnjë lloj mbrojtje. Në shenj solidarizimi do të protestojmë para ambasadës së Republikës Maqedonisë Veriore, të mërkurën me 8 maj nga ora 13, në kryqëzimin avenue Foch dhe avenue Bugeaud (PARIS). Këshilli Organizativë : “Familjet e Burgosurve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...