Në Panairin e Librit “Ferizaj 2019”, të shtunën më 3 gusht, Shtëpia Botuese “Armagedoni” bën përurimin e dy librave të Agron Shalës, “Andrra në beze” dhe “Korça sipas një kosovari”, që të dyja të vlerësuara lart nga njohësit e kulturës dhe letërsisë, por edhe nga lexuesit, thuhet në njoftimin e Klubit Letrar “De Rada”.
Libri “Andrra në beze” është përmbledhje me njëzet ese nga kultura, në të cilat, siç sugjeron vetë titulli, pikënisje është analiza e filmit, për të vazhduar më tej me gërmimet e autorit nëpër disa fusha të veprimtarisë dhe dijes njerëzore, si: filozofi, psikologji e sociologji, ku e kaluara dhe aktualiteti shqiptar ndërthuren dhe trajtohen me një qasje të veçantë.
Në librin e dytë, “Korça sipas një kosovari”, Agron Shala ofron një këndvështrim personal mbi Korçën, qytetin që qysh në shekujt e largët, me zhvillimin, planin urbanistik, arkitekturën, objektet kulturore e historike, zakonet dhe personalitetet që dolën prej aty, tërhoqi vëmendjen e të huajve dhe u bë i njohur si “Parisi i Vogël në Lindje”. Libri, në shikim të parë duket i konceptuar si një udhëpërshkrim, por brenda tij gërshetohen të gjitha tiparet që e bëjnë Korçën një Paris të vogël. Me një kompozicion të tillë, libri ngjan me një mozaik të punuar me mjeshtëri dhe dashuri, që merr trajtën e një monumenti që ngacmon kureshtjen e çdo lexuesi për ta njohur këtë qytet.
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...