Shumë ishte kritikuar ideja e Komunës së Prishtinës që trotuaret dhe vendet e rezervuara për këmbësorë, të bllokoheshin me pengesa, të cilat pamundësonin veturat të parkoheshin këto hapësira.
Por, në të gjitha ato pjesë ku komuna nuk ka vënë këso lloj pengesash, qytetarët vazhdojnë të pengohen në lëvizjen e tyre, raporton KTV.
Në këtë pjesë të Prishtinës, e gjithë kjo hapësirë e dedikuar për këmbësorë, është e bllokuar nga veturat e parkuara.
Qytetarët, fajtor për këtë gjendje e gjejnë pushtetin lokal, i cili sipas tyre, nuk ka bërë më shumë vend-parkime për veturat.
Por, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përmes telefonit, të dielën i kanë thënë KTV-së se nuk është në përgjegjësinë e tyre identifikimi dhe gjobitja e atyre që parkojnë në vendet e dedikuara për këmbësorë.
E, se qytetarët shpesh parkojnë në vendet e papërshtatshme, tregojnë edhe statistikat e Policës së Kosovës.
Vetëm brenda vitit që e lamë pas, në Komunën e Prishtinës Policia ka konfiskuar 1.053 vetura për parkim ilegal. Ndërsa, ka shqiptuar më shumë se 5 mijë tiketa.
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...