Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OJQ “Mundësia”, kanë mbajtur disa aktivitete të organizuara në kuadër të muajit Tetor, si muaji kundër kancerit të gjirit.
Fillimisht është mbajtur një takim në Sallën e Kuvendit Komunal me karakter informues dhe vetëdijesues, me qëllim të parandalimit dhe diagnostifikimit të hershëm të kësaj sëmundje.
Në këtë takim mori pjesë nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri- Hasani, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Teuta Fejza, si dhe një numër i konsiderueshëm i grave, vajzave dhe të interesuarve tjerë.
Në fjalën e tij nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka thënë se Komuna e Mitrovicës vite me radhë ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për sëmundje të ndryshme, me theks të veçantë për sëmundjen e kancerit të gjirit, si një sëmundje e cila po merr hov çdo ditë e më shumë, andaj është shumë e rëndësishme që të kemi një shëndet të mirë të gruas.
Ndërsa, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, theksoi se interesimi i madh për pjesëmarrje dhe informim tregon vetëdijesimin e krijuar nga qytetarët e komunës sonë, dhe se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje ndihmon në trajtimin më të lehtë.
Po ashtu drejtoresha Barani, përmendi edhe aparaturën mjekësore mamografin me të cilën është pajisur QKMF-ja vitin e kaluar, e arritur kjo falë iniciativës së OJQ “Mundësia” dhe në mbështetje të Drejtoreshës së Shëndetësisë. Ajo inkurajoi gratë që vazhdimisht të bëjnë kontrolla ultrasonografike dhe monografike.
Ndërsa drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri-Hasani, ka njoftuar të pranishmit rreth punës që po bënë shoqata e saj në projektet dhe aktivitetet në drejtim të forcimit të rolit të femrës dhe edukimit të saj me qëllim rritjes së pjesëmarrjes së saj në shoqëri./arbresh.info/
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League