Tekstet shkollore vazhdojë të kritikohen për gabime të shumta e prani të termeve paragjykuese e diskriminuese.
Një rast i tillë është në librin e Biologjisë të klasave të 10-ta të Gjimnazit Gjuhësor, si dhe në librin e klasave të 11’ta të Gjimnazit të Përgjithshëm, ku Sindroma Down cilësohet si ‘idioti mongoloid’, term i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vite që nuk përdoret dhe cilësohet si term fyes. Për këtë gjë ka reaguar edhe organizata Down Sindrom Kosova.
Po ashtu në disa libra të Biologjisë thuhet se personat me sindromën Down ‘jetojnë më së shumti 10 deri në 15 vjet’, gjë e cila nuk është e vërtetë. /RTK/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja