Në orët e para të kësaj së hëne në Lagjen e Spitalit në Prishtinë një depo e pajisjeve teknologjike ka qenë cak i hajnave.
Pronari i këtij lokali, A.Sh. ka thënë se i janë vjedhur pajisje në vlerë prej 30 mijë euro.
“Më janë vjedh, kompjuterë, alarme, kamera, access control si dhe dokumentacioni i lokalit”, ka thënë shkurt ai.
Në videot e dërguara nga ai shihen tre veta që kanë hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë pajisje të ndryshme.
Pronari ka thënë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici dhe se nuk ka informata nëse është arrestuar dikush në lidhje me vjedhjen.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...