Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.
Kjo seancë e thirrur nga opozita po bojkotohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kjo u bë e ditur një orë para fillimit të seancës me anë të një conference për media nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fjalën e tij, Dugolli ka thënë se opozita po tenton të diktojë apo shantazhojë grupin parlamentar të VV-së për shkarkimin e Mimoza Kusari-Lilës, shkruan Arbresh.info.
“Tentimi për të diktuar apo shantazhuar Grupin tonë Parlamentar për shkarkimin e zonjës Mimoza Kusari-Lila si shefe e grupit tonë parlamentar si kompensim i pjesëmarrjes në seanca dhe votime eventuale në këtë legjislaturë është absurd të cilin ne nuk e pranojmë”, ka thënë Dugolli.
Ai tha se nuk “përzihen” në përzgjedhjen e grupeve të tyre parlamentare duke shtuar se nuk pranojnë kushtëzime të tilla./Arbresh.info/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...