Të shtunën dhe të dielën, në Kuvendin e Kosovës zhvillon punimet Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Sot do të zhvillohet takimi i Komisionit të Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë, ndërsa të dielën Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.
Në këto punime, të shtunën, pritet të paraqitet edhe ministrja së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kurse të dielën ndër të tjerë të pranishmëve do t’u adresohet edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në këto punime fjalime do të mbajnë edhe deputetë, ministra e përfaqësues të tjerë nga Kuvendi, Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...