Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takohet sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Njoftimin e ka bërë vet “Kabineti i Presidentit”, të cilët kanë thënë se takimi do të mbahet rreth orës 09:30.
Miroslav Lajçak, është duke vizituar Kosovën, në iniciativën e tij që marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluara nën mbikëqyrjen e “Bashkimit Evropian” të zbatohen, me theks të veçantë ajo e “Asociacionit të Komunave”.
Presidenti Hashim Thaçi, ka kohë që është distancuar nga politikat e udhëhequra nga Evropa, sa i përket dialogut me Serbinë dhe ka preferuar një ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye me Richard Grenell./arbresh.info/
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...
Foda optimist: Kemi treguar se mund të fitojmë edhe jashtë
QKUK konfirmon vdekjen e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë...
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...