Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, nesër në Zagreb mbahet simpoziumi kushtuar udhëheqësit e ideologut të shqiptarëve të Kosovës, Adem Demaçi, i cili i ka kaluar 28 vjet në burgjet jugosllave.
Simpoziumi Adem Demaçi… simbol i rezistencës shqiptare dhe luftëtar për Kosovën e pavarur”, organizohet nga Shoqata Kroate e të Burgosurve Politikë, Klubi i Grave Shqiptare “Mbretëresha Teutë” në Kroaci, Qendra Dokumentare Informative dhe Klubi Kroat.
Në këtë simpozium do të paraqiten fotografi dhe dokumente të shkruara dhe kujtime e dëshmi të pjesëmarrësve, të cilët do të flasin se çfarë iu ka ndodhur vetëm për një fjalë të folur, për një shkrim, recitimit të një poezie, për përpjekjet për t’u bashkuar që t’i bëjnë rezistencë bashkësisë jugosllave.
Simpoziumi mbahet në sallën II Vjenac, Kaptol 29a Zagreb, në ora 14.00, thuhet në njoftim.
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...