Në Kosovë kërkohen drejtësi për viktimat, në Serbi nderohet Brigada e 37

17:08 | 2 Gusht 2026
E H

Derisa në Kosovë po vazhdojnë gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në Rashkë të Serbisë të shtunën u zbulua një monument kushtuar pjesëtarëve të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Brigada e 37-të është një nga njësitë ushtarake që përmendet në dokumentacionin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe në kërkesat institucionale të Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të personave të zhdukur.

Në ceremoninë e mbajtur në Rashkë morën pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ish-komandanti i Brigadës së 37-të, Ljubisha Dikoviq.

Ata e përshkruan brigadën si një njësi heroike, përkundër faktit që e njëjta prej vitesh ndodhet në qendër të kërkesave të Kosovës për hapjen e arkivave ushtarake. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dokumentacioni i saj mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Shpërndaje në rrjete sociale