Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se në kongresin e Partive Popullore Evropiane (PPE) është votuar Rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se në ditën e dytë të Kongresit të EPP, me sponsorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar.
Falënderoj Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), në veçanti Sekretaren për Marrëdhënie me Jashtë, Monika Reiner dhe eurodeputetin Lukas Mandl për sponsorizimin e kësaj rezolute dhe përkushtimin e vazhdueshëm që tregojnë për Kosovën. Falënderoj poashtu dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të EPP-së, Patrick Voller në sigurimin e mbështetjes së nevojshme. Faleminderit gjithë ekipit të LDK të angazhuar në këtë proces”, shkruan Abdixhiku. /arbresh.info/
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...