Për nderë të 28 nëntorit, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz u prezantua ekspozita “Të ndarë por të pashkëputur”, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.
Kjo ekspozitë përmban 25 pano me dokumente, fotografi dhe shkrime gazetash të kohës, për ngjarje dhe aktivitete të ndryshme që, në thelb, kishin veprimtarinë patriotike shqiptare, duke filluar prej kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në ditët e tanishme.
Përmes tyre pasqyrohet rrugëtimi dhe kontributi i personaliteteve shqiptare drejt lirisë dhe shtet formimit.
Ekspozitën e vizitoi edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./arbresh.info/








100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...