Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në Klinikën e Syve të QKUK-së, për herë të parë, me anestezion lokal është bërë heqja e trupit të huaj në sy.
Në njoftim thuhet se kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A (1956), syri i të cilit pas CT-së kontrolluese është në gjendje të mirë.
“Operacionin e ka kryer ekipa në përbërje të, dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikës dhe stafi tjetër mbështetës. Ndërhyrjet e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro”, thuhet në njoftim.
SHSKUK thekson se “Klinika e Syve, pas pajisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore”.



Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...